Reth nesh

Sh.K.A. DUFLLA është shoqatë kulturore e themeluar më 22 Prill 2016. Kjo shoqatë burron nga fshati Raçe dhe aktivitetet e saja i zhvillon duke filluar nga vendi, me gjërë dhe jashtë vendit. Fshati Raçe karakterizohet si një ndër fshatrat me traditë kulturore, fetare dhe arsimore prandaj mund të themi se ky fshat ka burimin e kulturës, artit, religjionit dhe arsimit.

Pikërisht ky fshat ka qenë qendër arsimore e rajonit të Dërvenit pasiqë sholla e parë Drita është themeluar në këtë fshat.

Emri DUFLLA – është lumi që burron në cep të malit të thatë (mali zheden). Ky vend është ozurpuar nga shteti dhe lumi Duflla tashmë përdoret për ujë të pijshëm në gjithë teritorin e Shkupit.

Dërveni karakterizohet me folklor të pasur burimor prandaj këngët e Dërvenit dallohen për nga melosi dhe interpretimi dhe pikërisht këshilli iniciues për themelimin e SH.K.A. DUFLLA ishin artist të këtij fshati që synim kryesor e kanë gjurmimin, përpunimin dhe interpretimin e këngëve dyzërëshe që në shekullin e fundit këngët burimore Dërvenase janë kënduar me instrumente nga i ndjeri Idriz Çilafi dhe Vahit Shtrajku.

Siç treguam edhe më lartë ky vend është edhe burim i kulturës dhe artit, prandaj këshilli për themelimin e Shoqërisë Kulturore Artistike vendosi që Shoqatës të ja lë emrin BURIMI – por duke potencuar emrin autokton të burimit të fshatit Raçe – pra DUFLLA.

Po Karikohet…