U mbajt edicioni i Vlll-të i festivalit të folklorit burimor DUFLLA 2023

SHKA DUFLLA realizoi edicionin e 8-të festivalit folklorik burimor DUFLLA 2023
Festivali mirëpriti ansamble nga vende të trojeve tona, ku para publikut dhe jurise profesionale të përbërë nga prof.Dilaver Kryeziu etnokoreolog, prof.Shaqir Hasi etnomuzikolog dhe Arif Haxhiu rapsod, prezantuan pikat e tyre programore.

Sikurse vitet e tjera edhe këtë vit festivali u mirëprit nga nje publik i mrekullueshem dhe nuk munguan lëvdatat e njerëzve të kulturës, drejtues të festivaleve të ndryshme folklorike dhe burimore nga Kosova e Shqipëria që ishin prezent dhe ndoqën nga afër festivalin DUFLLA 2023.

Çmimin special DUFLLA e fituan Qendra Kulturore KAÇANIKU ndërsa Vendin e parë SHKA Zëri i Kosovës nga Fushë Kosova.
Vendi i dyte shkoi në Drenas per SHKA Shqipet e Drenicës ndërsa vendin e tret e fituat SHKA Jonuz Ramadani nga Vitia
Rapsodi më i mirë – Nazmie Demolli
Grupi Folklorik më i kompletuar – Oda e Gostivarit
Dyshja më e mirë – Eliona Ajvazi dhe Endrit Spahiu
Valltari më i mirë – Enis Mulaku
Valltarja më e mirë – Dorina Fuga

Mysafir special te ketij edicioni ishin kengetaret e mirenjohur Violeta Kukaj dhe Shkodran Tolaj.

Komento

komente

Po Karikohet…