Kryetari

I lindur më 12 shtator 1984 në fshatin Rashçe. Muzikën e ka jo vetëm të krijuar por edhe trashëgim nga babai i tij. Idriz Çilafi babai i ndjerë i këngëtarit Ylber Idrizi ishte një këngëtar shum i njohur në botën e muzikës folklorike. Ai jetoi dhe veproi gjer në vdekje nën tingujt e muzikës së mirëfilltë folklorike shqipe, ishte admirues dhe profesionist i lartë andaj shquhej si një ndër RAPSODËT më të mirë në Dërvend dhe trevat Shqipëtare.

Ylber Idrizi ka filluar të luaj me instrumentet e muzikës qysh në fëmijëri atë kohë kur babai i tij e merrte me vete kudo dhe ia kishte ëndja ta mësonte të birin të luante më së miri në çifteli e sharki. Nga pasioni që kishte për muzikën pas mbarimit të shkollës fillore, vazhdoi shkollën e mesme profesionale të muzikës dhe më pas në akademinë e arteve në Tetovë dhe në Shkup.

SHKOLLIMI:

  • Shkolla Fillore “DRITA” –  fsh. Rashçe
  • Shkolla e Mesme e Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski – Luj” – Tetovë
  • “USHT” – Akademia e Arteve – Tetovë, dega Teoriko-Pedagogjik
  • “Shën Kirili dhe Metodi” – Akademia e Arteve – Shkup, dega Solo-Këndim

 

AKTIVITETE TË LIRA:

  • 2003 – 2010 / Kryetar i këshillit artistik në Sh.K.A. “Drita e Dërvenit” – Saraj
  • 2005 – 2010 / Sekretar i Sh.K.A. “Drita e Dërvenit” – Saraj
  • 2008 – 2010 / Kryetar i këshillit Kuizit i Diturisë

 

FESTIVALE:

  • Këngë Jeho
  • Sharri Këndon
  • Hasi Jehon
  • Çelësi Muzikor

 

SHPËRBLIME:

  • Kënga më e mirë burimore – Sharri Këndon 2008
  • Kënga më e mirë popullore” – Çelësi Muzikor 7
  • Çmimi i tretë – Çelësi Muzikor 7
Loading...