Dhuro Donacion

Të dashur miq,

Shoqëria Kulturore Artistike “DUFLLA” është një shoqatë që vepron dhe kontribuon për kultivimin e kulturës dhe artit burimor shqiptar posaçërisht në ruatjen e vlerave kulturore, këngës dhe valleve burimore, doke, zakone dhe traditave dërvenase.

Që nga themelimi i kësaj shoqate e gjer më sot janë realizuar projekte të shumta kulturore, shkencore, arsimore, sportive etj,. Theks të veçantë në projektet vjetore zë Festivali Ndërkombëtarë i Folklorit Burimor DUFLLA që organizohet çdo vit radhazi që nga themelimi i shoqatës. Përveq festivalit shoqata jonë i manifeston edhe ditët e shënuara kombëtare si pavarsinë e Kosovën dhe Festat e Nëntorit.

Secili që ka shpreh dëshirën për të ndihmuar projektet tona, ka gjetur mënyrën dhe kohën e duhur, andaj për secilin jemi mirënjohës që kontribuon në ruajtjen e kulturës dhe traditës sonë kombëtare.

Si mund të ndihmojmë?

1. Duke depozituar ose transferuar para në llogarinë bankare të SH.K.A. “DUFLLA”:

Shoqëria Kulturore Artistike “DUFLLA”  Raçe – Shkup

Nëse depozitimi bëhet nga Maqedonia e Veriut

BANKA: NLB BANKA AD SHKUP
XH.LL.: 210071263790130

Nëse depozitimi bëhet nga vendet e tjera (jashtë Maqedonisë së Veriut)

SWIFT: TUTNMK22
IBAN: MK07210722000061274

Qëllimi i pageses: Donacion

2. Duke ofruar mjete të nevojshme (veshje, pajisje, teknikë etj.) për shrytëzim dhe shërbime falas pranë Shoqërisë Kulturore Artistike “DUFLLA”,

Çdo donacion do të shpenzohet drejtpërdrejtë dhe në mënyrën më transparente.

Me Respekt

SH.K.A. “DUFLLA” Raçe – Shkup

Po Karikohet…