DUFLLA fiton çmimin e madh GRAND PRI të festivalit Pece Atanasovski

Grupi Folklorik i ansamblit DUFLLA ishte pjesëmarrës në edicionin e 48-të me radhë të festivalit burimor të instrumenteve dhe këngëve popullore Pece Atanasovski i cili mbahet në Prilep dhe Dollneni.

Rreth 300 interpretues të melosit burimor në qendër të Prilepit dhe në mbrëmjen e Rudinës afër Dollnenit, paraqitën traditën e kultivimit dhe ruajtjes së folklorit burimor ku të pranishëm ishin grupe dhe interpretues nga rajone të ndryshme të Maqedonisë dhe shteteve fqinje.

Prej gjithsej 35 shoqërive kulturore artistike dhe mbi 300 artistëve që u ngjitën në skenën e festivalit ndërkombëtar u shpërblyen me çmime speciale-statujë 10 grupet më të mira të festivalit ndërsa çmimi kryesor i festivalit ÇMIMI I MADH – GRAND PRI i takoj Shoqërisë Kulturore Artistike DUFLLA respektivisht grupit folklorik të vetmit Shqiptar që shpalosi melosin e dërvenit duke gërshetuar këngën polifonike dyzërëshe, nën përcjellje të instrumenteve popullore çifteli e sharki, def e tupan, kavall e fyell.

Vlen të theksohet që festivali në fjalë gjysmëshekullor është festivali më i vjetër në Maqedoninë e Veriut dhe SHKA DUFLLA është ansambli i parë shqiptarë që rrëmben çmimin e madh.

SH.K.A. DUFLLA në kë festival u paraqit me grupin folklorik të përbëre nga Ilmi Tanallari – Çifteli, Arif Haxhiu – Sharki, Ylber Idrizi – Çifteli, Zekirja Haxhiu – Çifteli/Kavall, Shefket Latifi – Kavall, Zekirja Çilafi – Sharki, Sabit Duraku – Def dhe Fazli Kovaçi – Tupan.

Komento

komente

Po Karikohet…