Imerali Gjureci

Imerali Gjureci (1942)
Imerali GjureciImerali Idriz Gjureci, ka lindur në fshatin Rashçe, më 1942. Mësimet e para (filloren) e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale për mësues në Shkup në vitin shkollor 1962/63.

Punën me ditar e filloi në vitin shkollor 1963/64. Vitin e parë punoi në fshatin Kopanicë e më pastaj në fshatin e vet të lindjes deri më 1976. Për arsye të mungesës së kuadrit përkatës, viteve 1969 – 1972, punoi në mësimin lëndor. Prej vitit 1972-1976, punoi sekretar i shkollës në Rashçe.

Në vitin 1978, kryen shkallën e parë juridike pranë Fakultetit të Prishtinës.

Prej vitit 1976 – 1991, kreu punën si Shef i Zyrës së Vendit në Rashçe, prej ku u pensionua më herët.

Me decentralizimin e pushtetit dhe me formimin e Komunës së Kondovës, në zgjedhjet lokale të vitit 1996, u zgjodh Kryetar i Komunës, detyrë të cilën e kreu prej vitit 1996  deri më 2002.

Komento

komente

Po Karikohet…