Sh.K.A. “DUFLLA” realizoi program kulturor në festivalin e Rrushit të Bojanës

Shoqëria Kulturore Artistike “DUFLLA” dje ishte pjesëmarrëse ne festivalin tradicional të Rrushit në Bojanë. Ky festival mbahet për të dytën herë me radhë dhe përveç vrreshtave të rrushit ka për qëllim përkrahjen e sektorit bujqësor të këtij fshati.

Pjesëmarrës në këtë festival ishin 5 ansamble nga i gjith vendi duke përfshirë edhe ansamblin tonë. Sh.K.A. “DUFLLA” u prezantua me program të begatshëm burimor tipik dërvenas. Edhe pse për ansamblin tonë ishte hera e parë që prezantohemi në publik duartrokitjet dhe mikpritja e ngrohte e publikut tregoi se jemi një ansambël me vlera të veçanta.

Më poshtë ju sjellin disa fotografi nga atmosfera e djeshme.

Komento

komente

Po Karikohet…