Bexheti mirëpriti në takim kryetarin e Sh.K.A “Duflla” Ylber Idrizi

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka mirëpritur sot në takim kryetarin e Sh.K.A “Duflla”- Raçe z.Ylber Idrizin, nënkryetarin z.Xhevit Kovaçi dhe sekretarin z.Rexhep Haxhiu, ku biseduan për rrjedhojën e aktiviteteve të shoqërisë e cila graviton dhe vepron në komunën e Sarajit.”

Sh.K.A “Duflla”- Raçe përveç aktiviteteve vjetore që organizon dhe merr pjesë nëpër festivale në vend dhe jasht vendit ajo organizon edhe festivalin ndërkombëtar të folklorit burimor Duflla për nderë të mërgimtarëve në muajin Korrik në vendbanimim Rashçe të komunës së Sarajit.Edhe sivjet ashtu si vitet tjera Sh.K.A “Duflla” – Raçe ka paraparë që të organizon tre ditë me rradhë edicionin e saj të 7-të me karakter garues.

Blerim Bexheti dhe Ylber Idrizi

Si kryetar i komunës së Sarajit i përgëzova për organizimin i cili sjell kolorit të kulturave të ndryshme ballkanike në komunën tonë. Ju sigurova që mbështetja jonë si komunë nuk do të mungon për ruajtjen e vlerave kulturore dhe kombëtare.

Komuna e Sarajit gjithnjë ka qenë e hapur për bashkpunime të tilla ku prezantohen aktivitete rinore, kulturore, sportive dhe të ndyshme – shkruan Bexheti.

Komento

komente

Po Karikohet…