Idriz Çilafi

Idriz Çilafi  (1949 – 2003)

idriz cilafiIdriz Çilafi – lindi më 27 korrik të vitit 1949 në fshatin Rashçe të Dërvenit, rethina e Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje.

Në vitin 1970 ai filloi të mirrej me folklor, fillimisht duke kënduar vetëm në fshatin e tij bashkë me Ilmi Tanallarin, më  vone bashkëngjitet edhe Vahit Shtrajku dhe Arif Haxhiu.

Në rethinën e Dërvenit ku edhe është shtrirë fshati Rashçe, është kultivuar me kohë intepretimi i këngëve polifonike dyzërëshe – që populli aso kohe i ka quajtur këngë Dërveni (këngë dyzërëshe). Duke ditur faktin që këngët tipike Dërvenase këndohen vetëm me dy zëra, Idriz Çilafi vazhdon aktivitetin e tij në kultivimin e këtyre këngëve me kënaqësinë dhe dëshirën e tij më të madhe gjithmonë duke kënduar zërin e parë, ndërsa në zërin e dytë e shoqëronte Vahiti.

Në vitin 1977 në garën republikane të instrumenteve burimore popullore që është mbajtur në Dollnjen të Prilepit – Maqedoni, rapsodit dhe instrumentalistit Idriz Çilafi i ndahet mirënjohje për pjesëmarje me instrumentin popullor – çifteli.

Këngët polifonike – dyzërëshe pa percjellje të instrumenteve në Dërven, kanë qenë prezent që në kohën e Dardanëve dhe pikërisht ideja e rapsodit Idriz Çilafi për ndërhyrje të instrumenteve popullore shqiptare çifteli dhe sharki do të marrë një drejtim të ri në folklorin burrimor Dërvenas dhe do të jetë më e pranueshme tek adhuruesit e folklorit burimor Dërvenas. Kështu ai i mer të gjitha këngët e Dërvenit të kënduara pa instrumente dhe vendos ti këndon në stilin të cilin e krijoi vet (këngë polifonike dyzërëshe – Dërvenase nën përcjelljen e instrumenteve popullore çifteli dhe sharki).

 

 

Komento

komente

2 Trackbacks & Pingbacks

  1. Higher education
  2. FiverrEarn

Comments are closed.

Po Karikohet…