SHKA “DUFLLA” mer çmimin “Pika më autentike e festivalit” në Deçan

Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” që u mbajtë në Deçan me datën 6 e 7 maj, u mbyll me sukses. Festivalit mbahet për nder të dy rapsodëve legjendar Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.

Festivali është mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës Rasim Selmanaj, e përkrahur financiarisht edhe nga Ministria e Kulturës e Republikës ë Kosovës.

Festivali kulturor tashmë tradicional mblodhi rreth vetes qindra qytetarë edhe mysafirë nga të gjitha trevat Shqiptare.

Në natën e parë të këtij festivali në konkurrim ishin:  Ansambli “Rugova” nga Rugova, Grupi nga Tirana , Grupi nga Istogu , SHKA “Shotë Galica” Drenas , SHKA “Klina”, Rapsodët nga Deçani, SHKA “Gjakova” Malishevë

Ndërsa nata e dytë kishte këto Grupe: Ansambli Autokton “Rugova”, Ansambli nga Tirana , SHKA “Berati”, SHKA “Mallakastër”, Krusha “Bajram Curri”, SHKA “Kukësi”, SHKA “Vitia”, Ansambli “Shotë Galica”, Grupi i Rapsodëve nga Deçani, SHKA “Fushë Kosova”, SHKA “Obliqi”, SHKA “Hani i Elezit”, SHKA ”DUFLLA”, SHKA “Skenderaj”.

Juria profesionale fituesit e festivalit i ka renditur kështu:

Valltari më i mirë: Shpresart  Memija ,

Valltarja më e mirë: Liridona Dujaka

Veteran i Festivalit: Xhemajli Berisha

Pika më autentike e festivalit: Dueti nga Shkupi

Veshja më e kompletuar: Drenica –Skenderaj

Koreografja më e mirë  e Festivalit: Zëri i Kosovës – Fushë Kosovë

Instrumentisti më i mirë: Pëllumb  Gashi

Rapsodët më të mirë: Rapsodët nga Malësia

Këngëtarët më të mirë: Dueti i vajzave Ohër

Çmimi i Publikut: Ardhmëria – Gjakovë

Çmimi i tretë: Qemal Hazisi

Çmimi i dytë: Gjergj Arjaniti – Mallakastër

Çmimi i parë Dervish Shaqa e Demush Neziri: Shotë Galica Drenas

Festivali është përmbyllur me këngë dhe valle të ndryshme të mysafirëve të shumtë të cilit kishin shprehur dëshirën që të jenë jashtë konkurrimit por vetëm pjesëmarrës për nder të këtij festivali.

Komento

komente

Po Karikohet…