U mbajt kuvendi zgjedhor i shoqatës kulturore DUFLLA

Sot më datë 06 Mars me fillim në ora 18:00 filloj punimet e saja Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës Kulturore DUFLLA.

Në kuvendin e parë zgjedhor që u mbajt në gjimnazin Saraj, u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e kësaj shoqate.

Vlenë të theksohet se në kuvendin e shoqatës DUFLLA bën pjesë edhe diaspora me përfaqësuesit e saj nga Zvicra, Italia dhe Gjermania.

Kryetar i ardhshëm i shoqatës kulturore DUFLLA u rizgjodh Ylber Idrizi i dëshmuar për përiudhën e kaluar në udhëheqjen e kësaj shoqate njëherit ideator dhe themelues i shoqatës dhe i festivalit burimor DUFLLA.

Ylber Idrizi është artist i diplomuar në akademinë e arteve të bukura pranë univerzitetit shën Kirili dhe Metodij – Shkup, njëherit edhe producent i dëshmuar i skenës muzikore.

Folklorin e ka pasion dhe trashëgimi nga babai i tij rapsodin tashmë të ndjerë Idriz Çilafi që njihet për interpretimin më të veçantë të këngëve polifonike dyzërëshe.

Tradita, kultura, kënga dhe vallja dërvenase është ruajtur dhe kultivuar ndër shekuj, prandaj një ndër misionet kryesore të shoqatës kulturore DUFLLA është që ta përcjellim me fanatizëm këtë traditë tek brezat e rinj duke tentuar me çdo kusht që kultura e Dërvenit të prezantohet edhe jasht vendit – deklaroi mes tjerash kryetari i posazgjedhur Ylber Idrizi. Poashtu falenderoj kryesinë në largim për bashkëpunimin 4 vjeçar dhe i uroj kryesisë së re që të vazhdon rrugën e nisur duke plotësuar idealin e nisur më 22 prill 2016.

Pas përfundimit të punimeve të kuvendit vallëtarët e ansamblit DUFLLA kishin pregaditur një koktel modest duke u njoftuar me kryesinë e re të shoqatës.

Komento

komente

Po Karikohet…