U themelua edhe një shoqëri në Shkup

Mbrëmjen e të së premtes në fshatin Raçe me iniciativë të disa dashamirëve të artit e të kulturës është themeluar Shoqëria Kulturore Artistike “DUFLLA”. Fshati Raçe në pëgjithësi është i dalluar si nga aspekti arsimor poashtu edhe nga aspekti kulturor. Këtë e dëshmojnë faktet se shkolla e parë fillore por dhe ajo normale kanë qenë në fahatin Raçe, poashtu është i vetmi fshat në rethinën e Dërvenit që në kohët e hershme ka egzistuar Shtepia e Kulturës. “Dërveni në përgjithësi ka një kulturë tipike që dallohet me origjinalitetin e vet. Këngët e Dërvenit dallohen me interpretimin polifonik konkretisht interpretimin dyzërësh. Raçja është një burim i pashtershëm i këngëve dhe valleve burimore Dërvenase. Pikërisht për këtë e kemi pagëzu Shoqërinë me emrin burimi i Raçes – theksoi kryetari i Sh.K.A. “DUFLLA” Ylber Idrizi. Për të gjithë ata që nuk e dijnë “DUFLLA” është toponim i emrit burimi i Raçes. Ky burim e furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Shkupit ndërsa një pjesë tjetër e burimit – lumi DUFLLA derdhet në lumin Vardar.

Komento

komente

Po Karikohet…