Ansambli Duflla feston nën moton “Këndojmë dhe vallëzojmë shqip”

Me rasti e 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtarë ansambli “DUFLLA” organizoi program kulturor nën moton “Këndojmë dhe vallëzojmë Shqip” kushtuar rapsodit të Dërvenit, tashmë të ndjerit Idriz Çilafi.

Programi u mbajt në fshatin Rashçe në restaurant Diamond Palace ku të pranishëm ishin kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti dhe dashamirë të artit dhe kulturës.

Fjalën përshëndese e morri Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe uroj 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Bexheti ndër të tjerash theksoi se komuna e Sarajit i ka përkrah gjithmon aktivitetet kulturore mirëpo garantoi që për vitin 2019 buxheti i komunës për kulturë do ti rit mjetet edhe atë për 50% më shumë në krahasim me vitin që lam pas.

Rapsodi Vahit Shtrajku foli për veprën, mundin dhe sakrificën e dhënë në kohën kur e kanë kultivuar këngën folklorike bashkë me të ndjerin Idriz Çilafin.
Ishin kohëra të vështira të sistemit jugosllav ku pas çdo inçizimi të këngëve ishim të pranishëm nëpër stacione policore duke na malltretuar psiqikisht dhe duke na kërcënuar të ndërpresim aktivitetet, mirëpo vullneti jonë kurrë nuk i tha jo këngës andaj sot besoj që shoku dhe miku im i ndjerë Idrizi është krenar me fshatin Rashçe sepse sot në këtë fshat egziston një akademi që po e kultivon përjetësisht këngën burimore dërvenase.

Në fund nënkryetari Besnik Rameti në emër të të gjithe anëtarëve të ansamblit DUFLLA u’a uroj Festën e 28 Nëntorit të gjithë të pranishmëve dhe poashtu ndanë mirënjohje për bashkëpuntorët e ansamblit dhe mirënjohje të veçantë u nda edhe për familjen e rapsodit Idriz Çilafi.

 

 

 

 

 

Komento

komente

Po Karikohet…