Islam Kovaçi

Islam Kovaçi (1960 – 2004)

islam-kovaciIslam Garip Kovaçi lindi më 16 gusht 1960 në fshatin Rashçe. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes duke qenë ndër nxënësit më të dalluar. Islam Kovaçi që në shkollë fillore filloi të shkruaj vjerrsha, njëherit ka qenë edhe anëtarë i grupit letrar.  Shkollën e mesme e kreu në Shkup në shkollën “8 shtatori”, dërsa studimet univerzitare i kreu poashtu në Shkup në Akademinë Pedagogjike, grupi – Bazat e Arsimit Teknik. Duke shpreh interesim të madhë për arsimin dhe dijen, Islami qysh në vitin e parë në fakultet zgjidhet në kryesinë e udhëheqësisë studentore, poashtu zgjidhet edhe përfaqësues i studentëve të Akademisë Pedagogjike në Organizatën e Rinisë së Qytetit të Shkupit.

Pas diplomimit Islam Kovaçi fillon me punë në shkollën fillore “Drita;” ku përveç lendës B.A.T. (Bazat e Arsimit Teknik) fillor të merret edhe me aktivite të lira duke i angazhuar nxënësit edhe me orë plotësuese.

Në fillimin e decenies së fundit të shekullit njëzet, filluan të fryejnë erra të freskëta nga perëndimi, të cilat freskonin edhe shpirtin e arsimtarit Islam Kovaçit, që më tani ishte i lodhur gjatë kohës së dhënies së shpirt të monizmit në trojet etnike shqiptare. Edhe pse i sëmurë, Islami, edhe nga kjo sëmundje e rëndë, doli edhe në pension të parakohshëm, përsëri merrte fuqi, që të ndjek të gjitha ndryshimet e reja politike dhe kombëtare në vend.

Më 4 nëntor 2004 iu ndal të rahurit e zemrës.

Komento

komente

Loading...