Sh.K.A. “DUFLLA” prezantoi kulturën shqiptare në Bullgari

Shoqëria Kulturore Artistike “DUFLLA” në mënyrë dinjitoze prezantoi kulturë dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombtar “Malesheva këndon dhe vallëzon”. Ky festival që mbahet në Mikrevo të Bullgarisë, organizohet nga komuna e Strumjanit nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe nën përkrahje të lidhjes se ansambleve botërore (CIOFF).

Prezenca e shum shteteve ballkanike dhe europjane si Ukraina, Moldavia, Bullgaria, Sërbia, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bosnja, Hungaria, Kroacia, Mali i Zi etj. e bëjnë këtë festival edhe më madhështor. 

Sh.K.A. “DUFLLA” përfaqësoi Maqedoninë më konkretisht rajonin e Dërvenit me këngë dhe valle burimore.  Privilegj për ansamblin tonë ka qenë prezantimi në përgjithësi i kulturës shqiptare në një festival ndërkombtar të përkrahur nga lidhja e ansambleve botërore.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga festivali Malesheva këndon dhe vallëzon 2016.

Komento

komente

Po Karikohet…