Akademi shkencore për ABC-në shqipe

SHKA “DUFLLA” për nder të ditës së alfabetit dhe 108 vjetorit të Kongresit të Manastirit organizoi Akademi Shkencore me temën “Rethanat shoqërore, kulturore dhe arsimore në Dërven”. Pjesëmarrës në këtë akademi shkencore përveç atyre që prezentuan punimet e tyre shkencore ishin edhe profesorë, arsimtarë, drejtues të posteve shtetërore edhe atë kryetari i komunës së Sarajit z.Bekim Murati dhe drejtori i spitalit psikiatrik z.Qamil Kovaçi. Gjatë periudhës 6 mujore Shoqëria Kulturore Artistike DUFLLA ka aritur shumë në sferën e kulturës e artit duke u prezentuar në shumë koncerte, festivale dhe evenimente të ndryshme me këngë dhe valle, por edhe në sferën e arsimit duke organizuar Akademi Shkencore, që do të thotë se SHKA DUFLLA prioritet ka ngritjen e vetëdijes kombëtare, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe nivelit intelektual në mesin e të rinjve – deklaroi kryetari i SHKA DUFLLA – Ylber Idrizi.

Punimet shkencore që karakterizuan trevën e Dërvenit ishin: Mbijetojët e eposit të kreshnikeve në trevën e Dërvenit” punuar nga Dr. Izaim Murtezani; “Hapja e shkollave dhe zhvillimi i arsimit shqip në Dërven” nga Prof. Baki Bakiu; “Veçoritë gjuhësore të së folmes së Dërvenit” nga Dr. Ismet Osmani; “Zhvillimi historik në trevën e Dërvenit” nga Prof. Vebi Rustemi; “Rethanat arsimore dhe kulturore në Dërven në mes dy luftërave botëtore” nga Mr. Besnik Rameti.

ABC-së shqipe i përgaditi temë Mr. Imer Jakupi me titull“Alfabeti i Kongresit të Manastirit vështruar nga koha e sotme” ndërsa Prof. Xhelal Jakupi prezentoi temën “Fillet e zhvillimit të vetëqeverisjes lokale të Shqipëtarëve në Maqedoni”. Në këtë akademi nuk munguan as temat parahistorike ku Prof. Abedin Krosi prezentoi temën “Shkrimi pellazgo-shqiptarë” temë e cila pati shumë debate. Poashtu debate u hapën edhe për temën e Prof. Xhelal Jakupi. Këto debate ishin të mirëseardhura andaj në fund të kësaj akademie u shprehën të kënaqur si ata që prezentuan tema edhe ata që ishin prezent.

Komento

komente

Po Karikohet…