Xhemshit Krosi

Xhemshit Krosi  (1901 – 1993)

Xhemshit KrosiVeterani i arsimit Xhemshit Ali Krosi, siç e therrisnin në këtë anë edhe molla Xhemshiti, i takon gjeneratës së parë të arsimit shqip në Derven të Shkupit.

U lind në fshatin Rashçe më 13.09.1901. Dituritë e para i mori në vendlindje. Në Shkup kreu Medresen Ismaili. Follimisht punoi si imam në fshatrat Satapetkë, Graçan dhe Nikishtan të Shkupit. Pas ndjekjes së një kursi administrativ, prej 01.01.1925 punoi si nëpunës në Komunën e Rashçes. Pas përjashimit nga puna më vitin 1931 (për shkaqe politike) përkohësisht përsëri punoi si imam në fshatin Bllacë dhe në Rashçe dhe pas një kohe  përsëri kthehet me punë në Komunën e Rashçes.

Që nga viti 1934 dhe deri më 1941, punoi në shkollën e Rashçes ku ligjëroi lëndë të fesë islame.

Veterani Xhemshit Krosi, pas Luftës së Dytë Botërore, respektivisht prej 29.02.1945 emërtohet mësues në Shkollën fillore Drita në Rashçe.

Shkollën Normale Liria në Shkup, e kreu përmes kurseve dhe seminareve pedagogjike që organizoheshin asokohe.

Gjatë punës si mësues punoi në fshatrat: Rashçe, Krushopek, Sullare e Epërme, Llaskarcë, përsëri në Rashçe, më pastaj në Kopanicë, përsëri në Rashçe, më pas në Raoviq, në Bojanë dhe më në fund përsëri në Rashçe prej ku më datë 01.09.1964 pensionohet.

Veterani Xhemshit Krosi, si mësues ndër të parët në Derven të Shkupit, dha kontribut të çmueshëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave. Siç thekson i biri i tij, ai si mësues përjetoi çaste të lumtura, por ka përjetuar dhe përballuar edhe shumë rrebeshe nga politika antipopullore.

U nda nga jeta më 1993.

Komento

komente

Po Karikohet…