SH.K.A. DUFLLA pjesëmarrëse në festivalin e Rrushit të Bojanës

Shoqëria Kulturore Artistike DUFLLA do të jetë pjesëmarrëse në festivalin e Rrushit të Bojanës. Ky festival organizohet nga Instituti ZIP në bashkëpunim me komunën e Sarajit. Festivali i Rrushit do të mbahet me 09 shtator 2016 në fshatin Bojanë nga ora 13:30 duke filluar së pari me defilenë e shoqërive kulturore artistike pjesëmarrëse në festival dhe me pas me aktivitetet e festivalit. Përveq programit kulturor dhe artistik në këtë festival do të eksponohen edhe mjete, instrumente dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë fshat.

Komento

komente

Po Karikohet…